1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Grabitjet e armatosura në Prishtinë – policia identifikon një të dyshuar dhe kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë identifikuar të dyshuarin për grabitjet e fundit në Prishtinë, të cilat janë kryer nën kërcënimin e armëve të zjarrit.

I dyshuari është 19-vjeçari, Riad Sopjani, i cili për momentin është në arrati.

Shtetasi i Republikës së Kosovës, i dyshuar për grabitjet e fundit është në kërkim nga ana e Policisë së Kosovës, të cilët kanë kërkuar që për çfarëdo informacioni që do të kontribuonte në kapjen e tij ta informojnë policinë.

“Ky i dyshuar aktualisht në arrati, është shpallë në kërkim nga ana e policisë andaj inkurajojmë  të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij, apo çfarëdolloj informacioni tjetër që do ti kontribuonte kapjes së tij, t’ ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192, apo në çfarëdo forme tjetër.”, tha për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Ai sqaroi se deri tek identifikimi i tij ka ardhur pasi Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, ka ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve të rëndësishme dhe ka realizuar operacione të bastisjeve e të kërkimit për grupe dhe  individ të veçantë të përfshinë në këto raste.

Ndryshe, Ndryshe, kohëve të fundit kanë ndodhur disa grabitje të armatosura në Prishtinë.

Një grabitje tjetër në kryeqytet ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Edmond Hoxha” dhe “Hajrullah Abdullahu”.

Të premten, më 18 dhjetor, një pjesëtar i Policisë së Kosovës u plagos me armë zjarri nga disa persona që po tentonin të grabisnin para nga një bankomat në Prishtinë.

Rasti kishte ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në një qendër tregtare në lagjen Veternik, në Prishtinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img