6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Grabitje në tentativë, arrestohet i dyshuari dhe i sekuestrohet arma

Policia e Kosovës njofton se në vazhdimësi të veprimeve hetimore nga zyrtarët e njësitit të hetimeve të përgjithshme të Prishtinës, është arritur të identifikohet i dyshuari D.G. si i dyshuar për grabitje të armatosur.

“Në koordinim me hetuesit të NjHP Prizrenit dhe Prokurorin e shtetit, pasi i dyshuari gjendej në ndalim policor në Prizren i njëjti është intervistuar dhe në cilësi të provave materiale nga hetuesit rajonal të Prishtinës, janë sekuestruar dhe siguruar dëshmi materiale si: -para qe dyshohet se janë grabitur,  dhe vetura   (Fiat – pikup) të cilën dyshohet se e ka shfrytezuar i dyshuari, në rastin që  ka ndodhë  dje në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas policisë, më datë 03.05.2023, rreth orës 16:04,  në Stacionin Policor Prizren raportohet për rast “Grabitja në Tenativë në Rr. ’”Ahmet Prishtina”.

“Informatës së dhënë në vendin e ngjarjes i përgjigjen zyrtarët policorë të njësive relevante – patrulluese dhe ato te hetimeve Rajonale. I dyshuari i rastit, i veshur me rroba sportive të zeza ,me maskë në fytyrë dhe me pistoletë në dorë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, hyn në objektin mikrofinanciar “ FINCA’ ku konfrontohet me punëtorin e sigurimit të atyshëm të cilit i shkakton lëndim në kokë. Përpjekja e të dyshuarit për të kryer “ Grabitja” ngel e papërfunduar. I dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, thuhët në njoftim.

Sipas policisë, janë ndërmarrë veprime të duhura hetimore, në vendngjarje është gjetur një qelës i veturës së të dyshuarit e me pas edhe vetura të cilën i njëjti e ka pasur në përdorim , ËV Passat ,ngjyre e zeze, e cila me urdhër të Prokurorit është sekuestruar.

“Është identifikuar i dyshuari D.G ne shtëpinë e te cilit me urdhër te Prokurorit , është kryerje kontroll ( bastisje). Me date 04.05.2023 rreth orës 21:50 i dyshuari është lokalizuar dhe është arrestuar. I njëjti intervistohet në prezencë të avokat mbrojtës. Të dyshuarit i është gjetur në posedim një arme zjarri – pistoletë e cila është sekuestruar”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se është iniciuar rast i klasifikuar si vepër penale “Grabitja në Tentative”  ndërsa  me aktvendim me shkrim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit  për 48 orë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img