Një shumë parash është grabitur nën kërcënimin e armëve sot në Prishtinë.
Grabitjen e konfirmoi për KALLXO.com, zëdhënësja e policisë, Florie Ahmeti e cila tha se të dyshuar në këtë çështje janë tre persona.
“Tre persona të dyshuar nën kërcënimin e armës kanë grabitur një shumë parash”, tha Ahmeti.
Ajo shtoi se paratë kanë qenë në një automjet që ishte i parkuar në Rrugën “Eqrem Çabej”.
“Paratë e grabitura kanë qenë në një automjet i cili ka qenë i parkuar dhe ngjarja ka ndodhur derisa viktimat po dilnin nga automjeti”, shtoi ajo.
Se për çfarë shume bëhet fjalë policia ende nuk ka dhënë ndonjë shifër, por KALLXO.com merr vesh se u grabit një shumë e konsiderueshme parash.