Site icon PrishtinaPress

Grabitje e armatosur në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë

Një grabitje ka ndodhur në filialin e një institucioni financiar për transferta ndërkombëtare në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, pasditën e së premtes.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtiëns, Agron Borovci.

Ai ka thënë se nga informacionet e para bëhet fjalë për dy të dyshuar që kanë marrë arkën e filialit me një vlerë të caktuar të parave.

“Rreth orës 18:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar për transferta ndërkombëtare në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para  janë ngritur dyshimet se dy persona të dyshuar nën kërcënimin e armës kanë grabitur nga arka e këtij filiali një vlerë të caktuar parash. Policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit”, tha Borovci.

Exit mobile version