Një grabitje ka ndodhur në filialin e një institucioni financiar për transferta ndërkombëtare në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, pasditën e së premtes.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtiëns, Agron Borovci.
Ai ka thënë se nga informacionet e para bëhet fjalë për dy të dyshuar që kanë marrë arkën e filialit me një vlerë të caktuar të parave.
“Rreth orës 18:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar për transferta ndërkombëtare në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se dy persona të dyshuar nën kërcënimin e armës kanë grabitur nga arka e këtij filiali një vlerë të caktuar parash. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit”, tha Borovci.