Një rast grabitje në një institucion mikrofinanciar ka ndodhur sot në rrugën UÇK në Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se personat e dyshuar kanë tentuar të realizojnë grabitjen duke kërcënuar me armë një punëtore.
“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një tentim grabitje në rrugën UÇK në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat policore për hetimin e krimit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Mbështetur në rezultatet e veprimeve të para hetimore dyshohet se te dyshuarit kane tentuar të realizojnë grabitjen duke kërcënuar me armë një punëtore në një institucion mikrofinanciar.
Derisa ekzaminimi po vazhdon në vendngjarje, hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.