Dy persona të armatosur kanë grabitur një pompë derivatesh në kryeqytet.
Punëtori që ka qenë viktimë e kësaj grabitjeje ka njoftuar Policisë se dy persona nën kërcënimin e armës ia kanë grabitur rreth 600 euro dhe janë larguar.
Policia po e heton rastin.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve kanë hyrë dy persona njëri i armatosur dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur pazarin ditor prej afër 600 € dhe janë larguar. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, nuk ka të lënduar, rasti është duke u hetuar”, thuet në raportin e Policisë së Kosovës.