Pompa e derivateve “Apollonia” në rrugën ‘Brigada’ në Podujevë, sot ka qenë cak i plaçkitjes nga disa persona të armatosur. Grabitja ka ndodhur orën 4 të mëngjesit.
Dy persona me maska dhe nën kërcënimin e armëve kanë detyruar dy punonjës të kompanisë t’i dorëzojnë mjetet financiare në vlerë 300 euro. Policia e Kosovës është duke i kryer hetimet.
Bëhet e ditur se deri tash askush nuk është arrestuar.
Që nga rasti në Istog, ku mbeti i vrarë një policë, numri i grabitjeve të armatosura është shtuar edhe më shumë.
Grabitje pati edhe në Prishtinë brenda 48 orëve të fundit, ku policia arriti të parandaloj një nga personat e dyshuar.
Një ditë më parë Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë edhe një grup të personash të cilët dyshohet të kenë qenë të përfshirë në rrjetin e koduar si “Unaza e Çeliktë”.