Policia e Kosovës ka njoftuar se sot se ka arrestuar personin e dyshuar për një grabitje të ndodhur në Prishtinë.
Sipas njoftimit, grabitja ka ndodhur më 5 shtator të këtij viti, në një barnatore në rrugën “Fahri Fazliu”.
“Rasti për të cilin është arrestuar i dyshuari, ka ndodhë në 05.09.2022, në një barnatore në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku personi i dyshuar nën kërcënimin e thikës, nga viktima ka marrë një kasafotë me para”, thuhet në njoftimin për media.
“Puna e hetuesve dhe njësitit për reagim të stacionit policor veriu, është finalizuar sot rreth orës 03:30, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar: A.A . mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje./Prishtinapress/