Gazetari kosovar Venhar Isufi bëri të ditur përmes një video-incizimi se sot në Bankën Kombëtare e cila ndodhet në sheshin e Prishtinës ka ndodhur një grabitje.
“Në Bankën Kombëtare e cila ndodhet në sheshin e Prishtinës ka ndodhur një grabitje”, shkroi ai në Facebook.
Isufi deklaroi se sipas informacioneve të marra thuhet se një shumë e konsiderueshme e të hollave është grabitur.
Postimi i plotë i tij:
Ne Banken Kombetare Tregtare e cila ndodhet ne sheshin e Prishtines, sapo eshte kryer nje grabite, informacionet nga vendi i ngjarjes thone se jane marre nje shume e konsiderueshme e te hollave dhe te dyshuarit jane larguar nga vendi i ngjarjes.