Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në pikën e kësaj kompanie në Bregun e Diellit në kryeqytet.
“Mbrëmë në rrugën ‘Isa Kastrati’ në një pikë karburanti ka ndodhur një grabitje e armatosur. Policia është duke u marr me rastin”, ka deklaruar Ahmeti për Gazeta Shneta.
Dëshmitarët tregojnë se pas grabitjes Policia ka dal në vendin e ngjarjes duke bërë edhe kontrolle nëpër lagje.
Ende nuk dihet shuma e parave që hajnat kanë arritur t’i vjedhin dhe nëse ka ndonjë të dyshuar për rastin.