2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Grabitësi i vrarë në Shtime, djali i një zyrtari policor i bastiset shtëpia në Prishtinë

Sot një person mbeti i vrarë, derisa i njëjti me disa persona të tjerë të maskuar tentuan të grabisnin një shtëpi në Godanc të Shtimes.

Plani i grabitësve nuk iu shkoi ashtu siç e kishin menduar, pasi që ata u ndeshën me pronarët e shtëpisë, ku gjatë ndjekjes njëri nga ta mbeti i vdekur dhe i zoti i shtëpisë u plagos, e që është jashtë rrezikut për jetë.

Identiteti i grabitësit të vrarë, PrishtinaPress mëson se ai është F.G nga Prishtina, trupi i të cilit u gjend i vdekur 300 metra nga shtëpia ku kishte hyrë për të grabitur dhe djali i Zyrtarit Policor J.G.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy persona  në kohëzgjatje prej 48- orësh dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ndërsa burime te PrishtinaPres.eu konfirmojn se rreth orës 18.30 në qendër te Prishtinës në lagjen ish-Ramiz Sadiku është bastisur shtëpia e personit të vrarë dhe zyrtarit policor ku forca te shumta Policore kanë rrethuar gjithë lagjen./prishtinapress.eu/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img