Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person 30-vjeçar që dyshohet se së bashku me një tjetër mori pjesë në një rast të grabitjes në fshatin Ratkoc të Rahovecit me datë 23.02.2024, ku ishin grabitur stoli ari dhe para të gatshme nga dy viktimat të cilat kishin pësuar dhe lëndime trupore.
Në vendin e ngjarjes, në kohën e incidentit, ishte gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një fishekë.
Gjatë kontrollit një njërin lokacion është gjetur dhe sekuestruar një amë zjarri automatike e llojit AK47 me një karikator dhe dy copë fishekë, e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin e grabitjes.
I arrestuari është ndalur në mbajtje për 48 orë, ndërsa organet e rendit bëjnë të ditur se janë në kërkim edhe të një të dyshuari tjetër të identifikuar, po ashtu mashkull 30-vjeçar.