Gra të fuqishme, shtet i fuqishëm – është sllogani i Forumit të Gruas së LDK-së këtë vit.
“Në javën festive të gruas dhe të vet Forumit, përkatësisht 33 vjetorit të themelimit të këtij krahu politik jetik për ne, mbajtëm një takim diskutues mbi “Fuqizimin ekonomik të gruas”.Ndryshimet tona të brendshme duhen të përcjellen me më shumë gra në vendimmarrje, e vendimmarrja e tyre politike duhet të përcjellet me më shumë barazi në shoqërinë tonë. Sikurse e para dhe e dyta, mbesin misione të organizimit tonë politik sot”, ka shkruar në Facebook’ kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.