Duke folur për procesin e dialogut me Serbinë dhe marrëveshjen përfundimtare që po afrohet me insistimin e faktorëve ndërkombëtarë, analisti Dukagjin Gorani ka dhënë një këshillë për kryeministrin Albin Kurti.
Sipas Goranit, nëse Kurti nuk e ka ndërmend ta pranojë procesin e përmbylljes së marrëveshjes me Serbinë, ai duhet të dorëhiqet tani për ta humbur pushtetin në qeveri.
Nëse hyn pa e pranuar procesin, sipas Goranit, Kurti mund ta humb karrierën.
“Një këshillë, natyrisht pa pare. Nëse s’e ka ndërmend me pranu procesin, le të jep dorëheqje tash. Nëse jep tash dorëheqje, e humb qeverinë, nëse jep dorëheqje pas 3 ose 4 muajsh, e humb karrierën”, ka thënë Gorani në Pressing të T7.