Site icon PrishtinaPress

Google Pixel 8 do të ketë ekran më të vogël prej 6.16 inç, ndërsa te Pixel 8 Pro nuk do të ketë ndryshim

Google pritet që ta prezantojë telefonin e mençur Pixel 7a në konferencën e zhvilluesve I/O gjatë muajit të ardhshëm.

Por përveç kësaj, ata janë duke punuar mbi serinë e telefonave kryesorë të vitit 2023, dhe tani GSM Arena shkruan se kanë marrë disa detaje të reja mbi këta telefona nga disa burime të industrisë.

Sipas Ross Young nga DSCC, Google do të vendos një ekran prej 6.16 inç në Pixel 8, dhe një ekran 6.7 inç në Pixel 8 Pro. Ai pretendon se porosia për ekranet është bërë tek Samsung, dhe se prodhimi pritet të fillojë gjatë majit.

Madhësia e ekranit të telefonit Pixel 8 është pak më e vogël se ajo e ekranit të Pixel 7 prej 6.32 inç, ndërsa Pixel 8 Pro do të jetë versioni i tretë Pro me radhë që do të ketë diagonale prej 6.7 inçë.

Pamjet e këtyre telefonave veçse ishin lëshuar nga CAD muajin e kaluar, dhe tani ata sugjerojnë se Google do t’i largojë anësoret aktuale të rrafshëta.

Ata kanë vendosur t’i mbajnë skajet pak të rrumbullakosura, e gjithashtu edhe shiritin e kamerës, një shirit ky i cili i bënë të dallueshëm telefonat Pixel.

 

Exit mobile version