3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Google mund të sjellë një kontrollë të veçantë të volumit për thirrjet dhe njoftimet

Sistemi operativ Android është i njohur për shumë veçori, disa më të paqarta se të tjerat, por një prej tyre mungon që nga lansimi i versionit të parë gati 15 vjet më parë – një kontroll i veçantë vëllimi për thirrjet dhe njoftimet.

Sipas 9to5Google, kjo më në fund do të ndodhë, pasi Google e vendosi një komandë ADB në dhjetor.

Kontrolli “Volumi i ziles dhe njoftimeve” do të ndahet në dy kontrolla të ndryshme – një vetëm për telefonatat dhe një tjetër vetëm për njoftimet, shkruan GSM Arena,

Në këtë mënyrë, përdoruesit ende mund t’i injorojnë telefonatat pa pasur nevojë të reduktojnë në 0 tingullin e njoftimit ose anasjelltas – dëgjojnë thirrjet, por injorojnë tingujt e ndryshëm.

Google përditësoi kërkesën për veçori në gjurmuesin e tij të problemeve, ata shkruajtën
: “Veçoria e kërkuar do të jetë në dispozicion në një version të ardhshëm”.

Është shumë e mundur që veçoria të përmendet gjatë eventit I/O të 10 majit, ku Sundar Pichai, CEO i Google, ka të ngjarë të zbulojë zyrtarisht Android 14 dhe të shpallë datën e lansimit të këtij kontrolli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img