3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Google e shfaq edhe zyrtarisht Pixel Fold në një video të re ‘teaser’

Google I/O është konferenca vjetore e zhvilluesve të Google, por këtë vit duket sikur është rrëmbyer plotësisht nga krahu i prodhimit të pajisjeve të kompanisë. Sipas shumë informatave të fundit, gjigandi i motorit të kërkimit do të përdorë eventin që më në fund të prezantojë një grup pajisjesh të reja, si Pixel Fold, Pixel Tablet dhe Pixel 7a.

Dhe tani vet Google e ka konfirmuar se Pixel Fold do të prezantohet në I/O-në e këtij viti, event i cili do të mbahet me 10 maj. Kompania e postoi një video “teaser” në llogarinë e tyre në Twitter, duke zbuluar shumë detaje për të gjithë entuziastët e saj.

Imazhet e rrjedhura nuk e kanë më asnjë kuptim, kjo pasi vetë prodhuesi thjesht shfaq telefonin në këtë mënyrë rreth një javë përpara zbulimit të madh. Google ka ndjekur një strategji të ngjashme edhe vitin e kaluar, kështu që sigurisht kjo nuk është asgjë e re, raporton GSM Arena

Ajo që është e re për një telefon të palosshëm, veçanërisht në ditët e sotme, janë kornizat e mëdha në pjesët e sipërme dhe të poshtme të ekranit të brendshëm. Ne kemi parë shumë telefona të palosshëm dhe asnjë nga telefonat më të fundit nuk ka korniza aq të mëdha sa duken këto në Pixel Fold.

Gjithsesi, nëse po pyesni veten për madhësinë e Pixel Fold, një mori informatash të rrjedhura kanë treguar se ky telefon është më shumë i ngjashëm në madhësi me Find N dhe Find N2 të Oppo sesa me madhësinë e Galaxy Z Fold4-shit të Samsung.

Pajisja pritet të fuqizohet nga çipi Tensor G2 SoC i Google, ka peshë prej 283 gramëve dhe mund të ketë një bateri pak më të madhe se Galaxy Z Fold4. Telefoni i parë i palosshëm i Google do të ketë një çmim prej 1,799 dollarëve, dhe që nga 27 qershor do të jetë në dispozicion për blerje.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img