1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Google do të lansojë diku në qershor telefonin e saj të parë të palosshëm, ‘Pixel Fold’

Google do të lansojë smartfonin e tij të parë të palosshëm diku në qershor, duke sfiduar biznesin kryesor të tregut të telefonave të palosshëm të Samsung, sipas komunikimeve të brendshme të shikuara nga CNBC.

Kompania planifikon të prezantojë pajisjen në konferencën e saj vjetore të zhvilluesve, Google I/O, më 10 maj, transmeton Telegrafi.

Pixel Fold, i njohur nga brenda si “Felix” do të ketë “lakuesin më të qëndrueshme në një telefon të palosshëm”, sipas dokumenteve.

Telefoni do të kushtojë mbi 1,700 dollarë dhe do të konkurrojë me Galaxy Z Fold 4 të Samsung, me vlerë 1,799 dollarë.

Google planifikon të tregtojë Pixel Fold si rezistent ndaj ujit dhe me madhësi xhepi, me një ekran të jashtëm që është 5.8 inç i gjerë, sipas dokumenteve. Fotot e shikuara nga CNBC tregojnë se telefoni do të hapet si një libër për të zbuluar një ekran të vogël 7.6 inç me madhësi tabletë, të njëjtën madhësi si ekrani i konkurrentit të Samsung.

Pajisja është pak më e rëndë se Samsung Galaxy Z Fold 4, por ka një bateri më të madhe që Google thotë se do të zgjasë për 24 orë, ose deri në 72 orë në një modalitet me energji të ulët.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img