Site icon PrishtinaPress

Goli i Kristjan Asllanit zgjidhet më i miri në kualifikueset e “EURO 2024”

Futbollisti Kristjan Asllani ka shënuar një supergol për Shqipërinë në ndeshjen kundër Ishujve Faroe, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian.

Goli i Asllani është zgjedhur më i miri i fazës së katërt të kualifikimeve në faqen zyrtare të “UEFA Euro 2024”, shkruan IndeksOnline.

Tifozët nga e gjithë bota kanë pasur të drejt vote, dhe ky çmim i takon futbollistit shqiptar.

Së bashku me Asllanin në garë për çmimin e golit më të mirë ishin edhe Arda Guler i Turqisë me golin kundër Uelsit, Sallai i cili shënoi për Hungarinë në fitoren 2-0 ndaj Lituanisë dhe goli i Sakës në fitoren bindëse 7-0 të Anglisë ndaj Maqedonisë së Veriut.

Exit mobile version