Site icon PrishtinaPress

“Golfi” prangos disa persona të dyshuar për drogë

Policia pas një hetimi disamujor në rastin e koduar “Golfi”, të dielën ka arrestuar katër persona lidhur me veprën penale të shitblerjes të substancave narkotike.

Bëhet e ditur se fillimisht në rrugën “Ernest Koliqi” në Prishtinë është ndaluar vetura e tipit BMW, ngjyrë e bardhë me targa vendore, të cilën e drejtonte i dyshuari kryesor me iniciale Y.A, i lindur në vitin 1997, ku gjatë kontrollit në trup i janë gjetur 1 mijë e 100 euro dhe tre telefona të llojit IPHONE.

Të njëjtën kohë njësitet policore kanë zbarkuar në rrugën “Jeronim Derada” te shtëpia e të dyshuarit Y.A. dhe në momentin e arritjes tek shtëpia aty afër derës se oborrit ndodheshin dy persona tjerë U. G i lindur në vitin 1999, dhe F. S i lindur në të njëjtin vit, ndërsa me të hyrë brenda oborrit një tjetër i dyshuar me iniciale F.H i lindur në vitin 1998 ka filluar të ik nga vendi i ngjarjes dhe ka hedhur në oborrin e shtëpisë së fqiut një qese të mbushur me substancë të dyshuar narkotike e cila më vonë pas matjes ka rezultuar me peshë 266 e 8 gram.

Hetuesit e antidrogës pas disa metrave ndjekje kanë arrit që ta ndalojnë dhe arrestojnë të dyshuarin e lartcekur me iniciale F.H, ku gjatë kontrollit të tij është gjet një Sprej me mbishkrim “Nato” një telefon (IPHONe) dhe 120 euro para.

“Gjatë realizimit të operacionit të bastisjes dhe kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit (Y.A.) janë gjetur dhe sekuestruar provat/dëshmitë si në vijim

Dhjetë paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (590.6) gram.

Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (12.29) gram.

Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (1.75) gram.

Një qese e vogël e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë (0.39) gram.

Katërmbëdhjetë paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (25.2) gram.

Një armë zjarri me një karikator dhe tre fishek.

Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (80.1) gram.

Dy peshore digjitale të cilat shërbejnë për matje në sasi të vogla.

Para të gatshme (56.90) euro.

Pesëmbëdhjete copë fishek.

Dy këllëfë të revoles.

Një kuti e armës me mbushës dhe një karikator .

Nëntë telefona celular.

Profesionalizëm / Integritet / Llogaridhënie

Po ashtu gjatë kontrollimit të një shtëpie të pabanuar dhe në oborrin e saj, që gjendej përball shtëpisë së të dyshuarit (Y.A.) që dyshohet se është shfrytëzuar nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar si në vijim:

Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (1kg e 37.8gr).

Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (157.4gr.)

Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 248.2gr.

Një granatë dore”, shkruan në kumtesë.

“Po ashtu gjatë kontrollimit të një shtëpie të pabanuar dhe në oborrin e saj, që gjendej përball shtëpisë së
të dyshuarit (Y.A.) që dyshohet se është shfrytëzuar nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar si në
vijim:

Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (1kg e 37.8gr).
Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (157.4gr.)
Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 248.2gr.
Një granatë dore”.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë derguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente të antidrogës, raporton Klankosova.tv.

Exit mobile version