Site icon PrishtinaPress

Golf R 333 u shit për tetë minuta pavarësisht çmimit prej 76 mijë euro

Volkswagen bëri një surprizë javën e kaluar me prezantimin e modelit Golf R 333 dhe tani vijnë informacione të reja mbresëlënëse.

Çmimi i Golf R 333 është 76,410 euro, gjë që është mjaft tronditëse, sidomos kur merret parasysh fakti se modeli 20 Years Edition i prezantuar një vit më parë, e që në thelb është e njëjta makinë, ishte në dispozicion për 59,995 euro.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, edicioni i limituar i Golfit më të shtrenjtë në histori u shit në vetëm tetë minuta.

Ky informacion u konfirmua nga shefi i komunikimit të produkteve në VW, Stefan Voswinkel.

Për krahasim, ju mund ta bleni një Audi RS3 Sportback në Gjermani për shumë më pak para. Në faqen e Audi, modeli më i lirë RS3 kushton 66,111 euro, që do të thotë se është rreth 10,000 euro më i lirë sesa Golf R 333. Për çmimin e njëjtë sa golfi i ri, mund ta merrni edhe një Porsche 718 Cayman S.

Golf R 333 është i destinuar për tregun gjerman dhe fuqizohet nga një motor 2.0 litërsh që zhvillon 328 kuaj fuqi. Dyshohet se Volkswagen ka dashur të përdorë motorin nga modeli RS3 për këtë model, por ka hasur në një refuzim nga Audi.

Exit mobile version