4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Golden State e New Yorku mbeten në lojë

Golden State dhe New Yorku i kanë fituar duelet e pesta gjysmëfinale të Konferencës për të mbetur në lojë, në “play-offin” e NBA-së.

Warriors e mposhtën Los Angelesin për ta ngushtuar në 2-3 serinë e ndeshjeve gjysmëfinale.

Golden State fitoi me rezultat 121:106 (32:28, 38:31, 23:23 e 28:24) duke qenë dominuese në tre nga katër çerekët re lojës, shkruan “Gazeta Express”.

Në fitoren e arritur në “Chase Center”, më të dalluarit ishin Stephen Curry me 27 pikë e Andreë Wiggins me 25, ndërsa me lojë të mirë u dallua edhe Draymond Green, që i shënoi 20 pikë.

Nga ana tjetër, 25 pikët e LeBron James dhe 23 të Anthony Davis ishin të pamjaftueshme për Lakers, të cilët do ta kërkojnë kualifikimin në duelin e gjashtë.

E serinë gjysmëfinale e ngushtoi edhe New Yorku, i cili e mundi Miamin me rezultat 112:103 (14:24, 36:23, 34:27 e 28:29).

Knicks kështu e ngushtuan serinë e ndeshjeve pas ndeshjes së zhvilluar në “Madison Square Garden” në 2-3.

Jalen Brunson ishte më i miri tek Neë Yorku me 38 pikë, ndërsa me lojë të mirë u shquan edhe RJ Barrett me 26 pikë dhe Julius Randle me 24.

E tek Heat, me lojë të mirë u dalluan Jimmy Butler me 19 pikë, Bam Adebayo me 18 dhe Duncan Robinson me 17 pikë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img