Reperi i njohur nga Presheva, Gold AG, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se sot (e enjte) publikon një nga projektet e reja muzikore.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë personale, Instagram.
Në imazh, artisti shqiptar shfaqet përkrah aktorit Çun Lajçi, i cili duket të jetë protagonist i klipit të ri.
“Prej Shqipnie, sonte në ora 18:00”, ka shkruar ai.
Reagimet ndërkaq në hapësirën për komente ishin të ndryshe dhe kjo mezi po pritet nga fansat e 34 vjeçarit.
“Tornado” përndryshe mbetet kënga e fundit e lansuar nga Gold AG, të cilin e solli gjashtë ditë më parë dhe që për pak ditë mblodhi mijëra klikime në YouTube.