Site icon PrishtinaPress

Gold AG publikon këngën e re “Liri a Vdekje”

Artisti nga Presheva, Gold AG, sot (e mërkurë) ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Liri a Vdekje” mban titullin kënga e tij e re, të cilën ia ka dedikuar veprimtarit dhe atdhetarit të përkushtuar të çështjes kombëtare shqiptare, Jashar Salihut.

Projekti është kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale, ndërsa në një pjesë Arian Agushi (emri i vërtetë) shfaqet duke realizuar një portret të tij.

Foto: YouTube

Teksti dhe muzika është bërë nga vet reperi, ndërkohë që për orkestrimin është përkujdesur Alban Fortuna.

Videoja e veçantë i është besuar produksionit ‘M Production’, kurse piktura në të vërtetë u realizua nga Kastriot Imeri.

Projekti tashmë është i qasshëm në YouTube dhe reagimet e publikut ishin të menjëhershme.

Kush ishte Jashar Salihu?

Jashar Salihu ka lindur në vitin 1953 dhe ka vdekur në vitin 2000 në moshën 47 vjeçare.

Ai ishte anëtar i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe viseve Shqiptare në Jugosllavi, organizatë kjo e cila kishte shtrirë veprimtarinë në Dukagjin në Drenicë dhe vise të tjera. Salihu ka vepruar brenda Komitetit për Deçan, në kuadër të lëvizjes së udhëhequr nga ideologu dhe veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Jusuf Gërvalla.

Foto: YouTube

Exit mobile version