Home Magazinë Gold AG publikon bashkëpunimin me Bes Kallakun dhe Orgito

Gold AG publikon bashkëpunimin me Bes Kallakun dhe Orgito

Sezoni veror ka sjellur bashkëpunime të shumta mes artistëve të estradës shqiptare.

Një i tillë ka ardhur edhe së fundmi mes tre të tillëve, bëhet fjalë për reperin Gold AG, i cili ka lansuar projektin e ri në bashkëpunim me Bes Kallakun dhe Orgito Dapa.

“Bojna qef” mban titullin kënga e cila erdhi e shoqëruar edhe me videoklip, që tashmë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube të reperit nga Presheva.

Foto: Screenshot/YouTube

Për muzikën e këngës është përkujdesur Gramoz Kozeli, ndërsa teksti nga Gold AG dhe Bes Kallaku.

Producent i këngës është Don Production, teksa për aranzhmanin u përkujdes Klajv Kajno dhe Gramoz Kozeli.

Projekti padyshim do të mirëpritet nga fansat e tyre, ndërkohë ata mbesin të angazhuar edhe me të tjera projekte.

Exit mobile version