Gold Ag është një nga reperët më të komentuar të estradës.
Ai në shumë media e ka deklaruar që është një besimtar i devotshëm dhe që ndjek ligjeratat e shumë myftive.
Duket që reperi është gëzuar tej mase për lirimin e Imamit i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi. Këtë e ka shprehur edhe përmes një instastory të postuar në llogarinë Instagram.
Me një fotografi me Krasniqin, Goldi ka shkruar: “Luanit ku ja nin çka thojnë për to delet”.
Ndryshe Krasniqi kishte qëndruar një muaj në paraburgim, me dyshimin e bazuar prishje e rendit kushtetues.