Këngëtari Gold Ag ka thënë se mban përgjegjësi vetëm për fjalët e tij dhe është distancuar nga personi që ka kërcënuar gazetarin Vullnet Krasniqi.
“Jo atij personi, por çdo personi që dikë e kërcënon për mua, unë s’kam të bëjë me atë person. Unë asnjë njeri të gjallë s’i them me komentu. Unë mbaj përgjegjësi vetëm për fjalët e mia”, ka thënë këngëtari Arian Agushi në T7.
“Nëse e sheh që s’ki faj, s’ka nevojë për të pasur frikë”, ka shtuar tutje ai.
Një person me inicialet R.Xh nga Lugina e Preshevës në rrjete social e ka kërcënuar gazetarin Vullnet Kransiqi pas polemikës që ky i fundit ka pasur me këngëtarin Arian Agushi. AGK ka reaguar dy herë radhazi duke kërkuar edhe mbrojtje policore për gazetarin.