Rep-artisti shqiptar, Gold Ag, ka qenë tejet aktiv me prurjet muzikore.
Kështu, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se ka lansuar këngën e re.
“Flaka e maleve” mban titullin prodhimtaria muzikore, për orkestrimin e së cilës është përkujdesur Fatos Canolli.
Tekstin dhe melodinë e ka bërë vet artisti, kurse në duet ka ftuar Rifat Berishën.
Në klip disa persona shihen edhe me veshje kombëtare, duke marrë kështu vëmendjen e publikut.
Kujtojmë se projekti që në minutat e parë u prit mirë nga admiruesit e muzikës së dyshes.