UEFA ka publikuar 10 golat më të bukur në kualifikueset e Kampionatit Evropian ”EURO 2024”.
Në mesin e tyre janë edhe golat e futbollistëve të Shqipërisë, Jasir Asanit dhe Kristjan Asllanit, shkruan IndeksOnline.
Në bazë të votave të tifozëve, goli i futbollistit të Kazakistanit, Askhat Tagybergen, i shënuar ndaj Danimarkës, është në vendin e parë.
Perla e Jasir Asnait ndaj Polonisë renditet në vendin e dytë, kurse goli i Kristjan Asllanit ndaj Ishujve Faroe renditet në vendin e tretë./IndeksOnline/