Site icon PrishtinaPress

Gola i VV-së: Seanca pati qëllim t’ua prishë disponimin nxënësve, viti shkollor ka filluar me rregull

Deputeti i VV-së, Ardian Gola, në konferencën e thirrur për medie rreth çështjes së librave, ka thënë se fillimi i vitit shkollor ka qenë i rregullt e se vendimi për librat ka eliminuar praktikat korruptuese.

Ai ka thënë se VV-ja nuk ka marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme për librat sepse ajo ka qenë politike dhe ka pasur tendencë që t’ua prishë disponimin nxënësve. Sipas tij, duhet të priten të dhënat e sakta për të diskutuar rreth këtij vendimi.

“Kemi një fillim të rregullt të vitit shkollor, edhe viteve të kaluara kemi pas vonesa, duhet të presim epilogun e këtij procesi, sepse nuk ka asgjë të pazakontë përveç një vendim i cili po mundohet ta heq një praktikë korruptuese”.

“Ky vendim do të diskutohet edhe në komision pasi t’i këmi të dhënat e qarta të këtij procesi, por jo seanca të cilat zhvillohen përmes të gjeturave arbitrare dhe kanë qëllim t’ua prishin disponimin fëmijëve në fillim të vitit shkollor”.

“Kjo është arsyeja pse kemi vendosur të mos marrimim pjesë në këtë seancë”, ka thënë ai.

Exit mobile version