Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, i ka reaguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive.
Ai tha se Rama do t’i kish vendosur për Kosovën sikur ai të mos kishte frikë që mund t’i rrezikohej pushteti.
“Edhe vizat t’i kish vendosë po të mos kishte pasë frikë që mund t’i rrezikohet pushteti nga aktivizimi i atij pak dielli të mbetur kombëtar, të pluhurosur trash nga të dyja anët e kufirit”, tha Gola.
Kujtojmë se dje është anuluar mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, me iniciativën e qeverisë shqiptare.