Kosovare Asllani ka shkëlqyer në fitoren e Real Madridit ndaj Levantes në çerekfinale të Kupës së Mbretëreshës.
Skuadra madrilene fitoi me rezultatin 1:3, duke e siguruar kështu kalimin për në gjysmëfinale të kësaj gare.
Kosovare Asllani shënoi një gol dhe regjistroi një asistim në këtë ndeshje.
32-vjeçarja shënoi në minutën e 16-të, që ishte goli i tretë për Real Madridin.
Reprezentuesja e Suedisë pesë minuta më herët asistoi te goli i shënuar Olga Carmona, teksa goli i parë u shënua nga Esther Rodriguez në minutën e nëntë.
Në anën tjetër, Alba Redondo e shënoi golin e vetëm për Levanten në minutën e tretë nga pika e bardhë.
Golat e ndeshjes: