Barcelona mund të përballet me një mungesë të rëndësishme në prag të përballjes me Real Madridin në “El Clasico”.
Pas lëndimit të Dani Olmos në ndeshjen ndaj Paris Saint-Germainit, në dyshim për sfidën e radhës është edhe mbrojtësi francez Jules Kounde, i cili ka probleme me kyçin e këmbës së majtë.
Sipas raportimeve, te Barcelona besojnë se rikuperimi i Koundes në kohë për këtë përballje do të jetë i vështirë, megjithëse mundësia që ai të jetë i gatshëm nuk është përjashtuar plotësisht.
“El Clasico” mes Barcelonës dhe Real Madridit zhvillohet të dielën, më 25 tetor, me fillim nga ora 21:00.
