Site icon PrishtinaPress

Goditja dhe drobitja nga i nxehti – si ta parandalojmë

Temperaturat mbi mesataren ose moti jashtëzakonisht i lagësht, vret çdo vit njerëz në të gjithë botën. Prandaj është e rëndësishme të dini se si të shmangni sëmundjet e lidhura me nxehtësinë. 

Në këtë artikull ju njeh rreth simptomave dhe trajtimeve, të goditjes dhe drobitjes nga nxehtësia.

Çfarë është goditja nga i nxehti?

Goditja nga i nxehti, që quhet edhe goditja nga dielli, është sëmundja më e rëndë e lidhur me nxehtësinë.

Kjo ndodh kur temperatura e trupit shkon deri në 39 gradë celsius ose më lart, dhe konsiderohet si një urgjencë mjekësore kërcënuese për jetën. Nëse nuk trajtohet menjëherë, goditja nga dielli mund të dëmtojë:

Çfarë është lodhja nga i nxehti?

Lodhja nga nxehtësia është një gjendje shëndetsore më pak e rrezikshme sesa goditja nga nxehtësia. Simptomat e lodhjes nga nxehtësia dhe goditja e nxehtësisë mund të zhvillohen menjëherë ose brenda disa ditëve.

Lodhja nga i nxehti mund të çojë në:

Këto gjendje shëndetsore ndodhin tek ata që nuk mund të përshtaten mirë me temperaturat gjithnjë e më të nxehta.

Të moshuarit, njerëzit me sëmundje kronike dhe foshnjat, shpesh preken nga këto dy gjendje shëndetsore, të cilat janë të zakonshme gjatë valëve ekstreme të nxehtësisë.

Faktorët e rrezikut

Faktorë të caktuar mund t’ju bëjnë më të prirur të përjetoni lodhje ose goditje nga nxehtësia. Ato janë:

Parandalimi

Për të parandaluar sëmundjet që lidhen me nxehtësinë, qëllimi është të mbani trupin të freskët. Këtë mund ta arrini duke:

Trajtimi

Nëse dyshoni se keni lodhje nga nxehtësia, duhet të ndërmerrni menjëherë hapa për tu qetësuar, të tilla si:

Njohja e simptomave të sipër përmendura, mund të parandalojë që gjendja të mos përkeqësohet. Dhe nëse merrni trajtim e duhur në kohë, ju mund të shëroheni plotësisht nga sëmundjet e lidhura me nxehtësinë. /AgroWeb/

Exit mobile version