Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte goditur me veturë një vajzë.
Rasti ka ndodhur më datën 16 prill në rrugën “Sali Nivica”, në Prishtinë.
“Është arrit të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari shqiptar shtetas i Amerikës pasi që ditë më parë me veturë qëllimisht kishte goditur veturën e viktimës femër kosovare dhe më pas e kishte sulmuar edhe fizikisht”, njofton Policia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.