Polica e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi që i njëjti me qëllim ka goditur një person.
“Raportohet se si shenjë hakmarrje, shkak i një rasti të mëhershëm, i dyshuari mashkull kosovar, me veturën e tij, në lëvizje ka goditur qëllimisht, viktimën mashkull kosovar. Viktima është duke u trajtuar në QKUK”, njofton Policia.
Tutje, Policia njofton se i dyshuari është në kërkim policor, ndërsa rasti në procedurë hetimore.