Një person e ka goditur me automjet shtyllën metalike të kulmit të pikës kufitare në Vërmicë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Rasti po hetohet.
“AKSIDENT TRAFIKU- Pika Kufitare Vërmicë 08.11.2024-23:10. Raportohet se një i dyshuar i panjohur me mjetin transportues ka goditur shtyllën metalike të kulmit të pikës kufitare dhe largohet nga vendi i ngjarjes. Si pasoj, janë shkaktuar dëme materiale. Rasti nën hetime.”