Site icon PrishtinaPress

Goditet për vdekje një biçiklist në Prizren

Një person i moshës rreth 64-vjeçare ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti në Prizren.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili bëri të ditur se viktima ishte duke e kaluar rrugën me biçikletë në vendkalimin për këmbësorë.

“Rreth orës 17:40 policia ka pranuar një informatë se është goditur një biçiklist në vendkalimin për këmbësorë në rrugën ‘Ekrem Rexha’”.

“Nga urgjenca është dërguar në spitalin rajonal dhe pas pak kohësh si pasojë e plagëve, viktima ka ndërruar jetë”, tha Gashi.

Tutje, Gashi bëri të ditur se në lidhje me ngjarjen është arrestuar vozitësi i makinës, kurse trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Exit mobile version