Site icon PrishtinaPress

Goditet me makinë një këmbësore në Vushtrri, dërgohet për trajtim mjekësor

Një aksident trafiku në Mitrovicë – Prishtinë, ka lënë të lënduar një këmbësore.

Rastin për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Siç bën të ditur Zahiti, këmbësorja u godit nga vetura, e më pas u dërgua për tretman mjekësor.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 16:00 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, zona Vushtrri. Në aksident të përfshirë një veturë dhe një këmbësore. Këmbësorja e lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, tha Zahiti për Klankosova.tv.

Exit mobile version