Site icon PrishtinaPress

Godin, lajm fantastik për tifozët e Interit

Gianluca di Marzio ka dhënë lajmin më të mirë për tifozët e Interit në vitin 2019.

Diego Godin do të jetë futbollist i Interit.

Mbrojtësi uruguaian i Atletico Madridit ka kryer testet mjekësore me ekipin nga Milano, ka bërë të ditur Gianluca di Marzio nga “Sky Sport”, transmeton lajmi.net.

Godin do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me “Nerazzurrët” me opsion të vazhdimit për vitin e tretë.

Ai do të përfitojë 4.5 milionë euro në sezon që me bonuse mund të arrijnë shifrën prej 6 milionë euro.

Transferimi i tij mund të zyrtarizohet nga Inter në javët e ardhshme.

Exit mobile version