Skuadra e Llapit ka bërë goditjen më të madhe të merkatos
Llapi ka transferuar sulmuesin meksikan, Jose Cobian, shkruan IndeksOnline. Cobian është 24 vjeçar dhe sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës meksikane, Alacranes de Durango.
Transferimin e tij e ka paralajmëruar edhe trajneri Tahir Batatina.
“Dalëngadalë po arrijmë t’i sjellim futbollistët më të mirë që i duhen ekipit tonë për arritjen e objektivave.
Së shpejti në Arena “Zahir Pajaziti” zbarkon edhe bomba e verës, sulmuesi me vlerën më të lartë në Superligë, prezantimi i të cilit bëhet së shpejti dhe do të jetë ekskluzivisht për “Legjendat” dhe tifozët tanë llapjanë
E kemi dëshmuar seriozitetin tonë nga fillimi e do vazhdojmë fuqishëm drejt realizimit të qëllimeve tona!”, ka shkruar Batataina./IndeksOnline/