-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Godet Linda Hakaj: Rrezik për ata që jetojnë nga kiçi e shundi, publiku po kthehet në shijen e të mirëfilltes

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, dhe jo veç, por edhe e shumë zhanreve shqipe Linda Hakaj, ka deklarur se në dy vitet e fundit, vërehet një vetdijesim i madh i publikut, me kërkesë repertorin e mirëfilltë të muzikës së vjetër popullore.

‘Bazuar në të gjitha prezencat tona, vërehet theksueshëm, si në ahengje, dasma, gëzime familjare e edhe në kërkesat që mediat e mirëfillta i kanë, një përpunim, ose rikthim i shijes së pgjithshme tek e mirëfillta, e vjetra e bukura.’-tha Linda Hakaj në emisionin e njohur të muzikës popullore ‘Top Folk’ me Fitim Behlulin, në ‘RADIO 1’.

Hakaj, që është edhe profesoreshë e muzikës, njihet prej emrave të estradës e cila asnjëherë edhe në organizime private, familjare apo kudo, nuk bëri kompromis me repertorin e mirëfilltë.

Ajo tutje tregon se a i kushtoi një gjë e tillë.

‘Thënë të drejtën, në aspektin financiar kam qenë e epenalizuar shpeshherë. Ishte kohë tjetër, por tash e dy vitet e fundit, më kënaqë kërkesa e publikut. E vjetra, popullorja, e mirëfillta, është në top-listë të kërkesave të publikut. Sipas meje, gjërat po rikthehet në vendin e duhur. Jo veç për Lindën, por për këngën, për traditën, për kombin tonë, kjo është madhështore. Kjo të kënaq shpirtin. Nuk është paraja në pyetje, paraja është mjet, në rregull, por deri vonë ishte rrezik më i madh, çështja se muzika dhe tradita patën filluar një rrëshqitje të shpejtë kah kiçi dhe shundi.’-shprehet këngëtarja.

E pyetur se a i bie, që ky realitet tashmë po nxjerrë në pah edhe vlerat e vërteta të këngëtarëve aktual të skenës muzikore, Hakaj, mendon se ditë të zeza po vijnë për ata këngëtarë e këngëtare që jetojnë nga kiçi e shundi.

‘Unë, pa dashur që të ndalem tek emrat e përveçëm, sepse kjo edhe nuk është detyrë e imja, pra të gjykojë, por, rrezik për ata që jetojnë nga kiçi e shundi.’-tha Hakaj në ‘RADIO 1’.

Ndryshe, emisioni ‘Top Folk’ me autor Fitim Behlulin, ku këngëtarja ishte e ftuar, është Program Nate, që transmetohet çdo të Diel, nga ora 22:00 deri në 01:00 pasmesnate, në ‘RADIO 1’, ‘Radio Star’ dhe ‘Radio Lushnja’, e që si program realizohet tash 25 vite, duke qenë lider i transmetimit dhe ruajtjes së vlerave të mirëfillta muzikore në radiofoninë kosovare. /Njëshi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img