“Godet” deputeti i LDK-së: Në delegacionin e Kosovës për bisedimet me Serbinë shkuan njerëz pa eksperiencë

136
Advertisement

Deputeti i LDK-së, Frashër Demaj, vlerëson se në delegacionin e Kosovës që mori udhë dje për në SHBA do të duhej të merrnin pjesë edhe partitë opozitare por edhe njerëz nga akademia.

Advertisement

“Është gabim i madh që partitë opozitare nuk janë bërë pjesë e këtij delegacioni. Do të duhej të përfaqësoheshim më mirë. Ka pasë mundësi edhe brenda koalicionit për këtë. Për mendimin tim në prapavijë është dashur të jetë ndonjë personalitet nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës”.

“Arsyeja e parë përvoja dhe ekspertiza profesionale, e dyta; lidhjet që mund t’i kenë pasë dhe e treta; eksperienca politike që ata kanë. Mosha mesatare në delegacion është e re. Nuk ka njerëz me eksperiencë aty”, është shprehur Demaj, njofton Klan Kosova.

Demaj në Sytë 7 ka thënë Kryeministri Avdullah Hoti do të duhet që kur të vjen koha për arritjen e marrëveshjes të përcaktohet që në përbërje të delegacionit të ketë profesionistë.

“Kryeministri Hoti dhe koalicioni qeverisës duhet të përcaktohet me njerëz profesionistë, njerëz me përvojë nga politike me të cilët do të ketë konsulenca atje që Kosova të përfaqësohet sa më mirë”.

“Nëse bisedimet nuk sjellin njohjen reciproke atëherë këto bisedime nuk kanë kuptim”.

PostAdssFotoja e reklamës