7.3 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Buy now

spot_img

GLPS: Rritja e numrit të këshilltarëve është abuzim me buxhetin e Kosovës

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka reaguar ndaj nxjerrjes së rregullores përmes së cilës Qeveria e Kosovës rrit skajshmërisht numrin e këshilltarëve politik për kryeministrin dhe zëvendëskryeministrat, duke thënë se një vendim i tillë është abuzim me pushtetin.

Rritja e numrit të këshilltarëve politik për kryeministrin në 24 dhe për zëvendëskryeministrat deri në 11, përbën minim të reformës së administratës publike dhe abuzim të pastër të buxhetit të Kosovës.

“Në skenarin aktual, me një qeveri që ka 5 zëvendëskryeministra, numri total i këshilltarëve të brendshëm të Zyrës së Kryeministrit dhe zëvendëskryeministrave shkon në 65 këshilltarë politikë, Asnjë arsye objektive nuk mund të arsyetojë një numër kaq të madh këshilltarësh politik dhe kjo nuk mund të arsyetohet ndryshe pos me qëllimet klienteleske të Qeverisë Haradinaj, por që njëherësh kontribuon edhe në rrënimin e imazhit të Kosovës pranë Komisionit Evropian”, thuhet në reagimin e GLPS.

GLPS i kërkon Qeverisë së Kosovës të anulojë Rregulloren 30/2018, përmes së cilës realizohet një rritje e tillë, ndërsa nga Komisioni për Buxhet dhe Financa kërkon të iniciojë zyrtarisht ndryshimin në ligjit për buxhetin 2019 që do të parandalonte një rritje të tillë të numrit të këshilltarëve politikë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img