Site icon PrishtinaPress

Glauku, Molliqajt: Po ju vjen zheg, por mësohuni me këtë fakt

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca i është përgjigjur disa pyetjeve të Dardan Molliqajt në parlament. Konjufca e ka akuzuar deputetin e PSD-së po do me e shkatërru VV-në, por që sipas tij e ka të pamundur këtë.

“Kam kënaqësinë me të dhanë përgjigje. Vetëvendosjen mos e merr me kompozitet, ti bon filma e aktrime për zgjedhje. Jemi të gatshëm me rrëzu qeverinë kur të duan të tjerët. Çka o Lista Serbe, këtë koncept e ke mësu në Vetëvendosje. 30 minuta masi ke thanë që VV o me PDK-në, jani ba bashkë me të tjerët kundër Vetëvendosjes.

Këta ta mundësuan ty me mbajt pozitën që i takon Vetëvendosjes. Poashtu, Shpend Ahmeti më nuk është VV. Ai është kryetar i PSD-së. Ai duhet me u kontrollu e me u monitoru si kryetar i secilës partie tjetër. Shpendi nuk ka më obligim ndaj programit të VV-së, me të cilin mblidhte vota.

VV atë më nuk do ta ledhatoi. Munet me ju ardh pak zheg, por mësoni me këtë fakt. Ti don me shkatrru Vetëvendosjen, se po takon aktivistë të VV-së” i ka thënë Konjufca, Molliqajt.

Exit mobile version