0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Glauku dha një deklaratë në stilin e adoleshentit, i reagon Isa Mustafa!

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa e ka quajtur joserioze ultimatumin e Glauk Konjfucës për marrëveshjen me Lëvizjen “Vetëvendosje”.

Konjufca, ditë më parë, në një emision televiziv, ka thënë se partia e Albin Kurtit pret që deri me datën 23 gusht të ketë marrëveshje finale, shkruan Indeksonline

“Pas 23 gushtit ne nuk e presim më shumë LDK-në, ndoshta vetëm edhe nja 2-3 ditë tjera”, ka thënë Konjufca, duke shtuar se “kush don e u bashku është mirë, kush jo, nuk kemi kohë me humbë”.

Ndërsa, Mustafa ka deklaruar se këto kushte janë personale të dikujt e jo dy partiake.

“Çka flasin njerëzit në ekrane është punë e tyre, ne këto nuk i rregullojmë duke dhënë deklarata në TV, por jo me vë kushte. Ato ditë kush i ka thënë është punë e tij që e ka thënë”, ka thënë kryetari i LDK-së pas mbledhjes së Kryesisë. /Indeksonline

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img