Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka folur për një moment që e ka menduar dorëheqjen nga pozita.
Ky moment ishte pas përleshjes fizike që ndodhi në Kuvendin e Kosovës.
“Momenti më i vështirë gjatë këtij mandati ka qenë seanca në të cilën kishte tensione në mes të grupeve parlamentare, e cila eskaloi edhe në përleshje. Mund të them se ka qenë momenti i vetëm gjatë këtij mandati kur e kam menduar edhe dorëheqjen”, tha Konjufca për KlanKosova.tv