Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe personi numër dy në Lëvizjen Vetëvendosje, Glauk Konjufca, sot ka vizituar Mitrovicën për ta përkrahir Agim Bahtirin në garën e tij për kryetar komune.
Gjatë kësaj vizite Konjufca është takuar me aktivistë e Vetëvendosjes dhe ka bërë ecje nëpër qytet me Bahtirin, ku kanë bashkëbiseduar me qytetarë, të cilët i ka ftuar ta votojnë kryetarin aktual të Mitrovicës në zgjedhjet e 17 tetorit.
Postimi i Agim Bahtirit:
Sa herë që vjen Glauku në Mitrovicë, takimet bashkë me aktivistë kanë një harmoni të papërshkrueshme.
Një energji dhe zell fitoreje mbretëroi në shtabin tonë gjatë takimit të sotshëm. Këtë frymë e shpërndamë me një ecje që bëmë përgjatë shetitores së qytetit.
Bashkë do të Qeverisim për një Mitrovicë të denjë!