3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Glauk Konjufca padit Natyra Kuçin e PSD-së për shpifje, i kërkon 15 mijë euro dëmshpërblim

Kryekuvendari Glauk Konjufca ka dorëzuar sot padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër zëdhënëses së Partisë Social Demokrate, Natyra Kuçi.

Sipas padisë, që e ka parë televizioni Klan Kosova, Kuçi ka shpif për pasurimin e shpejtë dhe të pa bazë të aktivistëve të Vetëvendosjes, specifikisht Glauk Konjufcës, kur në një emision televiziv ka deklaruar se ai, sipas vlerësimit të fundit të pasurisë, i ka gjashtë banesa e tri babai i tij.

Kjo sipas Konjufcës, është shpifje dhe përmes padisë po kërkon 15 mijë euro dëmshpërblim për prishje të imazhit dhe reputacionit që e ka si kryetar i Kuvendit.

Si dëshmi që kjo është e pavërtetë, Konjufca në shkresën e padisë e ka bashkangjitur edhe deklarimin e fundit të pasurisë ku shkruan se ai ka 1 banesë në emër të vetin, 2 banesa i kanë prindërit e tij dhe 1 shtëpi poashtu.

Televizioni ka kontaktuar avokaten e angazhuar në këtë lëndë, Arbnora Pireva Dervisholli, e cila ka konfirmuar deponimin e padisë në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Për këtë, Klani foli edhe me anëtaren e PSD-së, e cila deklaroi që deri pasdite nuk është informuar asgjë në lidhje me padinë dhe se reagim për këtë do të ketë ndërkohë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img